Çavi: Dy lojtarë janë tejet të rëndësishëm për të ardhmen e Barcelonës

Sezoni 2023-2024 u mbyll pa asnjë trofe për ekipin e Barcelonas, por që të paktën arriti të konfirmojë trajnerin Çavi në detyrë. Legjenda e klubit katalanas bëri “prapa-kthehu” dhe vendosi të qëndrojë, por tashmë duhen bërë vlerësimet e duhura për të ardhmen.

Ai kërkon disa përforcime që konsiderohen të domosdoshme për të përballuar Real Madrid, që do të ketë edhe Mbape sezonin tjetër. Natyrisht që çdo blerje do të jetë brenda “Fair Play Financiar”, i cili nuk i jep shumë hapësira në merkato klubit “blaugrana”.

Trajneri Çavi, duke folur për Zhoao Feliksin, theksoi se bëhet fjalë për një talent të jashtëzakonshëm.

“Ai na ndihmoi shumë dhe numrat e tij janë të mirë. Por ai ka konkurrencë: Rafinja, Levandovski dhe Lamine treguan një nivel të mirë. Kjo vlen edhe për Ferran dhe Vitor. Por ai ishte i rëndësishëm dhe do të duhet të jetë deri në fund të sezonit,” tha në fillim Çavi.

Në frontin e rinovimit, ka disa lojtarë që mund të lidhen më tej me klubin katalanas. Një prej tyre është Ronald Arauho. Trajneri Xavi, duke folur në konferencën për shtyp, u shpreh edhe për këtë çështje.

“Unë flas shumë shpesh me të. Sot folëm në fakt. Ai e di saktësisht se çfarë mendoj për të dhe kërkoj që gjithmonë të flasë sinqerisht nga ana ime dhe ai është i lumtur këtu. Unë shpresoj që ai të qëndrojë, por në fund bëhen shumë vlerësime”, tha më tej Çavi.

LEXO EDHE:

Back to top button