Sejdini dhe Ademi takojnë numrin një të UEFA-s, para Kongresit në Bankok

Presidenti i Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut, Muamed Sejdini, merr pjesë në takimin e rëndësishëm para Kongresit të FIFA-së me presidentin e UEFA-së, Aleksandër Çeferin në Bangkok. Në takimin e përbashkët të krerëve të 55 anëtareve të UEFA-së, janë diskutuar sfidat dhe mundësitë për zhvillimin e futbollit.

Aty është diskutuar edhe për mbështetjen e kandidaturave të shteteve evropiane (Gjermanisë, Belgjikës dhe Holandës) për organizimin e Kampionatit Botëror 2027 për femra, e ku për kandidaturën fituese do të vendoset në Kongresin e FIFA-s.

Ndërkaq, pas këtij takimi kreu i FFM-së, së bashku me homologun e tij nga Kosova, Agim Ademi, kanë zhvilluar takim të veçantë me presidentin Çeferin. Ademi dhe Sejdini i diskutuan disa prej kërkesave të dy federatave në kuadër të zhvillimit të mëtejmë të futbollit në rajonin tonë.

LEXO EDHE:

Back to top button