Ende e paqartë e ardhmja e Guardiolës: Dua të qëndrojë në Mançester

Mançester Siti ka fituar për herë të katërt radhazi titullin kampion në Premier Ligën e Anglisë. Ndërkohë e ardhmja e Pep Guardiolës është ende e paqartë. Trajneri i Man. Sitit tha pas fitimit të titullit në Angli, se ende nuk është vendosur asgjë.

“Realiteti është që jam më afër largimit sesa qëndrimit. Ne kemi biseduar me klubin dhe ndjesia ime është se dua të qëndrojë tani. Do të qëndrojë sezonin e ardhshëm. Por, gjatë sezonit do të bisedojmë, do të shikojmë”, tha Guardiola.

Të besuarit e Pep Guardiolës  triumfuan 3-1 ndaj Uest Ham  në javën e fundit të kampionatit, në një sfidë spektakolare. Haaland me shokë mbyllin sezonin me 91 pikë, 2 pikë më shumë se Arsenali.

Sa i takon ndeshjes, dopieta e Foden vendosi ndeshjen në shinat e duhura, ndërsa goli  i Kudus shërbeu vetëm për statistikë, pasi Rodri thelloi shifrat në fillimin e pjesës së dytë.

Man. Siti “kurorëzon” kështu sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme, për ta ky është titulli i 10-të në histori dhe i katërti radhazi. Skuadra nga Mançesteri numëron 27 fitore, 7 barazime dhe vetëm 3 humbje. Ky grup mund të marrë në shtëpi për këtë sezon të tjerë trofe, pasi luajnë finalen e FA Cup ndaj rivalëve të qytetit të Man. Junajted.

Arsenali duhet të provojë sërish vitin tjetër për të arritur te suksesi në Premier Ligë, sot ekipi i Artetës fitoi 2-1 me Everton. Vlen për t’u përmendur fakti se Çellsi do të jetë në Ligën e Konferencës.

LEXO EDHE:

Back to top button