Rabiot ndez “luftën” mes Barcelonës dhe Juventusit

Francezi Adrien Rabiot, i cili ka qenë një dëshirë e presidentit të Barcelonës, Zhoan Laporta, që në momentin që ai është rikthyer në krye të klubit katalanas, duket se do të përflitet dhe do të jetë një betejë tjetër për t’u fituar këtë verë.

Fakti që e ëma e futbollistit, Veronik, e cila është gjithashtu edhe menaxherja e tij ka pasur dy takime me Laportën, bëjnë që tema të jetë nga ato të nxehtat edhe pse në Barcelonë, ashtu sikurse në Torino, nuk janë gati që të paguajnë 10 milionë euro vetëm për firmën, duke qenë se futbollisti do të jetë një lojtar i lirë nga data 1 korrik e kësaj vere.

Gjithsesi, në Barcelonë nënvizohet se këtë kërkesë të mamasë së Rabiosë janë gati që ta ndajnë në formë bonusesh për 4 vitet e ardhshme.

E thënë ndryshe, një kontratë 4-vjeçare prej 9 milionë eurosh neto në sezon, plus 2.5 milionë euro bonuse në bazë të arritjes së klubit katalanas. Dhe normalisht që duke qenë se oferta e Barçës është të paktën 2 milionë, plus 2.5 milionë bonuse më e lartë sesa e Juves, frika është e madhe në Torino, për ta bindur të qëndrojë.

LEXO EDHE:

Back to top button