Boston Seltiks shfrytëzon terrenin vendas deri në maksimum

Boston Seltiks i shfrytëzon në maksimum dy ndeshjet e para finale “play off” të luajtura në fushën e tij, duke i fituar të dyja. Ekipi i Seltiksit mposhti 126-110 Indiana, duke udhëhequr 2-0 serinë e takimeve në Konferencën e Lindjes në NBA.

Takimi u dominua shumicën e kohës nga vendasit, që këtë herë e patën më të lehtë fitoren. Xhejlen Braun me 40 pikë ishte protagonist i sfidës për Bostonin, që u mbështet edhe nga Tatum e Uajt, me nga 23 pikë secili. Këtë herë Indiana ishte larg paraqitjes së dy ditëve më parë, duke qenë vazhdimisht në ndjekje. Paskal Siakam me 28 pikë ishte shënuesi më i mirë për miqtë, por që s’mjaftuan. Indiana do të luajë në fushën e saj dy sfidat e radhës.

 

Konferenca e Lindjes-Finale

Boston – Indiana, 126-110 (2-0)

Konferenca e Perëndimit-Finale

Minesota – Dallas, (0-1)

LEXO EDHE:

Back to top button