Hansi Flik, gati goditjen e parë në merkaton e verës

Ardhja e afërt e trajnerit gjerman, Hansi Flik, i cili do të zëvendësojë Çavi Hernandezin, ka krijuar pritshmëri të mëdha në “Camp Nou”. Flik, i njohur për suksesin e tij me Bajern Munihun, ka identifikuar Ezekuiel Pallasios si nënshkrimin e tij të parë të madh.
Pallasios, i cili ka shkëlqyer këtë sezon në Bundesligë, është kthyer në një pjesë themelore për Bajer Leverkuzenin. Performanca e tij ka qenë vendimtare për fitoren historike të klubit në kampionatin gjerman, dhe shkathtësia dhe dinamizmi i tij kanë tërhequr vëmendjen e Flikut. 25-vjeçari argjentinas ka kontratë me Leverkuzenin deri në vitin 2028, por Barcelona është e gatshme të nisë bisedimet me një ofertë fillestare prej të paktën 40 milionë euro.
Pavarësisht kufizimeve buxhetore të Barcelonës, Flick është i vendosur të ndërtojë një ekip konkurrues. Inkorporimi i Palacios jo vetëm që do t’i shtonte cilësi sulmit Blaugrana, por gjithashtu do të fuste freskinë në skuadër.
Bordi i Barcelonës po punon ngushtë me Flikun për të përfunduar këtë operacion dhe transferime të tjera të mundshme që forcojnë skuadrën për sezonin 2024/25.