Protesta masive në Armeni/ Kërkohet dorëheqja e kryeministrit, 137 të arrestuar

Protesta masive në Armeni/ Kërkohet dorëheqja e kryeministrit, 137 të arrestuar

Policia në Armeni arrestoi 137 protestues që bllokuan rrugët në kryeqytetin Jerevan, njoftoi sot agjencia ruse e lajmeve TASS, duke cituar Ministrinë e Brendshme.

Një grup kundër kryeministrit armen, Nikol Pashinyan, raportoi se anëtarët e saj po mbanin protesta në të gjithë vendin dhe kishin bllokuar një autostradë që lidh Armeninë me Iranin duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit.

Protestat, të udhëhequra nga kryepeshkopi Bagrat Galstanyan, filluan pas vendimit të Pashinyan për të kthyer katër fshatra të braktisura në Azerbajxhan, me të cilët Jerevani ka pasur mosmarrëveshje territoriale për dekada.

LEXO EDHE:

Back to top button