Aeroplani bën ulje emergjente me futbollistët e Kadizit

Skuadra e Kadizit ka përjetuar ferrin me sy në një udhëtim me aeroplan me destinacion El Salvadorin. Një problem në një nga motorët e Boeing 767 që po transportonte skuadrën ka bërë që aeroplani të kishte një ulje emergjente në aeroportin e Seviljes.
“Euro Atlantisi” ishte kompania që po bënte fluturimin. Skuadra spanjolle ka anuluar tërësisht ekspeditën për shkak të sigurisë së dobët.
“Për fat të mirë, gjithçka përfundoi me frikë, por lojtarët e Kadizin u pushtuan nga paniku. Menduam se po vdisnim, gjithçka na ka shkuar në mendje” ka thënë futbollisti i Kadizit, Aleks Fernandez./Indeksonline/