Mercedes zgjedh pilotin që do të zëvendësojë Luis Hamiltonin

Skuadra e Mercedesit ka vendosur t’i besojë pilotit të ri italian Kimi Antonelli për vitin 2025 në Formula 1. Talenti 19-vjeçar që garon me makinën “Prema” në Formula 2, ka magjepsur drejtuesit e skuadrës gjermane, duke vendosur ta bëjnë si pasuesin e Luis Hamiltonin.

Sipas “Corriere Dello Sport”, Antonelli, pjesë e Akademisë së “Mercedes”-it, ka befasuar me paraqitjen e tij në testet private të zhvilluara në pistën e Silverstone. Në pistë kanë zbritur dhe kanë pilotuar makinën W13 të vitit 2022 pilotët Kimi Antonelli, Mik Shuamher (piloti rezervë) dhe Xhorxh Rasell (piloti aktual).

Antonelli dhe Rasell kishin të njëjtin ritëm në xhiron e shpejtë, por kur bëhet fjalë për ritmin e garës, piloti i ri italian ishte më i shpejtë se ai britaniku. Vetëm i treti Mik Shumaher, pas dy të kolegëve.

Pas këtyre testeve, Antonelli ka marrë miratimin e 15 anëtarëve që ishin thirrur për të dhënë mendimin e tyre për pilotin që do të garojë me makinën “Mercedes”, vitin tjetër. Duket se dyshja e vitit 2025 te “Mercedes”-it do të përbëhet nga Rasell dhe Antonelli.

LEXO EDHE:

Back to top button