Për sfidën ndaj Norvegjisë, Foda fton portierin e Tiranës

Trajneri i Kosovës, Franko Foda, do ta publikoj listën me futbollistët e ftuar për ndeshjen miqësore ndaj Norvegjisë.
Sipas gazetarit kosovar, Ylber Kelmendi, ftesë nga tekniku gjerman ka marrë edhe portieri i Tiranës, Mustafa Abdullahu, i cili është i treti në radhë në klubin bardheblu për sa i përket zgjedhjeve, pas Selmanit dhe Kozit. Kjo është hera e parë që 20-vjeçari do të ftohet nga përfaqësuesja A e “Dardanëve” teksa ka qenë pjesë e Kosovës U-21.
Abdullahu ka luajtur 13 ndeshje këtë sezon me skuadrën e Tiranës. Ndeshja Norvegji – Kosovë, do të zhvillohet me 5 qershor, prej orës 19:00.