Gir: Qeveria e re të përveshë mëngët
Gir: Qeveria e re të përveshë mëngët

Ambasadori i BE-së në Shkup Dejvid Gir nuk komentoi deklaratën e kreut të BDI-së për legjitimitetin që doli nga zgjedhjet por ai tha se raporti i vëzhguesve ndërkombëtar ka treguar se zgjedhjet kanë qenë demokratike. Gir pret që qeveria e re të formohet sa më shpejt dhe të përveshë mëngët për realizimin e reformave.
“Ne ndjekim nga afër formimin e qeverisë dhe shpresojmë që kjo të jetë një qeveri stabile sa më shpejt që është e mundur. Ajo që presim është që ajo qeveri të përveshë mëngët dhe të vazhdojë reformat, të plotësojë detyrimet që ka marrë, që ky shtet të ecë përpara me vendosmëri drejt rrugës evropiane. Ne bashkë mund të realizojmë premtimet që ua japim të rinjve këtu se e ardhmja e tyre është në Bashkimin Evropian”, deklaroi Dejvid Gir, ambasdor i BE-së. /Alsat.mk