MTEL partner i produksionit “Pasvord”

MTEL partner i produksionit "Pasvord"

Operatori i telekomunikacionit MTEL dhe Pasvord Produksioni kanë rënë dakord për bashkëpunim ku kompania bëhet partner dhe mbështetës zyrtar i eventeve të organizuara nga kompania e produksionit. Aktiviteti i parë që do të mbahet nën patronatin e MTEL është festivali muzikor D Fest. Drejtori i përgjithshëm i MTEL, Marko Lopiçiq, në konferencën për shtyp me rastin e marrëveshjes së partneritetit, theksoi se në D Fest kompania njohu brend të vërtetë kulturor dhe është kënaqësi e veçantë për MTEL që të mbështesë këtë ngjarje si sponsor.

“D Fest është ngjarje e dedikuar kryesisht për të rinjtë dhe kjo është arsyeja pse jemi vërtet krenarë për këtë bashkëpunim, si kompani të mbështesim diçka që vërtetë ka peshë për të rinjtë. Shpresojmë se mbështetja jonë do të ndihmojë në sigurimin e një programi cilësor muzikor, organizimit dhe logjistikës, si dhe aktivitete shtesë që të pranishmit do t’i gëzojnë vërtet. Gëzohemi me mundësitë që ky partneritet do t’i krijojë për festivalin dhe kompaninë tonë. Por, sigurisht që ky bashkëpunim me Pasvord Produksionin nuk ndalet vetëm në D Festival, jam i lumtur që mund t’ju informoj se MTEL do të jetë partner zyrtar i të gjitha eventeve të organizuara nga Pasvord, përfshirë Taksirat dhe konferencën PIN”, tha Marko Lopiçiq, drejtor i përgjithshëm i MTEL. /ALsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button