Bajern Munihu, gati të harxhojë 80 milionë euro për yllin e Milanit

Milani duhet të merret me interesin e fortë të Bajern Munihut për Teo Hernandezin. Klubi gjerman, siç shkruan “Corriere dello Sport”, është gati të godasë për mbrojtësin francez me një shumë prej 80 milionë eurosh.

Në fakt, Bajerni rrezikon të humbasë Alfonso Dejvis dhe dëshiron të mbrojë pozicionin e majtas, me një ofertë shumë të rëndësishme për mbrojtësin kuqezi. Kontrata e Teos do të skadojë për dy vjet, por sipas gazetës aventura e tij në Milano, e cila filloi në vitin 2019, mund të jetë gjithashtu në ditët e fundit.

Megjithatë, Milani do të duhet t’i kushtojë vëmendje edhe situatës së lidhur me Majk Manja-n, i cili mund të largohet nga klubi pas “Euro 2024”. E panjohura kryesore lidhet me rregullimin e kontratës së tij, e cila po ashtu skadon në vitin 2026. Portieri fiton rreth 3 milionë euro në sezon por objektivi është rritja e masës së pagës.

LEXO EDHE:

Back to top button