Naser Al Khelaifi: “Ylli” i ardhshëm do të jetë vet skuadra, kolektiviteti…

Nasser Al Khelaifi, presidenti i Paris Sen Zhermenit, në një intervistë për kanalet zyrtare të klubit, foli për objektivat e ardhshme të klubit parizian. Duke filluar nga ato të merkatos së kësaj vere. Në veçanti, përparësi është gjetja e një zëvendësuesi pas largimit të Kilian Mbapes.

“Kush do të jetë ylli i ardhshëm i PSZH-së? Unë mendoj se “ylli” do të jetë skuadra, kolektiviteti. Ky është vizioni ynë, strategjia jonë“, u shpreh Al Khelaifi.

 

Ai i beson punës së trajnerit Luis Enrike dhe ka sigurinë e nevojshme për të vazhduar punën te skuadra kampione e Francës.

 

“Trajneri është shefi. Luis Enrike është trajneri dhe unë i besoj ati. Ai bën një punë fantastike me ne. Edhe sikur të kishim humbur kundër Njukasëllit edhe nëse do të ishim eliminuar që në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, do të kisha thënë saktësisht të njëjtën gjë”, tha Al Khelaifi.

 

Ai është shumë optimist edhe për të ardhmen.

 

“E di, madje e kam ditur edhe më parë se ishim në rrugën e duhur. Duhet të vazhdojmë kështu. Edhe vitin e ardhshëm. Nëse më pyesni a është Liga e Kampionëve qëllimi ynë, unë ju them JO”, tha presidenti i PSZH-së.

 

“Të vazhdojmë të ndërtojmë atë që kemi filluar këtë vit, një ekip me stil sulmues, kështu na pëlqen dhe është diçka që na bën të vlerësojmë ekipin. Edhe nëse humbasim. Është futboll, ndonjëherë humbet. Por nëse do të më pyesnit ‘A jeni i kënaqur me vendimet tuaja?’, do të thosha PO”, tha mes tejrash Al Khelaifi.

LEXO EDHE:

Back to top button