Mijëra njerëz protestojnë në Berlin për qiratë e larta të banimit
Mijëra njerëz protestojnë në Berlin për qiratë e larta të banimit

Mijëra njerëz marshuan sot në Berlin për të protestuar kundër qirave të larta te banimit dhe për të kërkuar shtëpi banimi më të përballueshme.
Protestuesi Felix Labsch tha se gjendja e keqe e strehimit po shkaktonte ndarje të mëdha mes shtesave të popullatës:
“Unë po kërkoj një apartament prej një viti pasi duhet të dilja nga vendi ku banoja se i zoti më tha se kishte nevojë ta përdorte për vete. Por tani e shoh që është e pamundur. Nuk kam marrë thuajse asnjë ofertë, dhe kur e kam marrë, nuk e përballoj dot financiarisht”, tha për rrjetin AFP, protestuesja pensioniste Monika Bloss.
Prej disa vitesh berlinezët kanë protestuar për rritjet absurde të çmimit të apartamenteve dhe qirave të banimit.
Rritja shtangëse nisi në 2016 me 20 përqind qira më të larta, teksa vendi përballej me valën e refugjatëve nga Siria.
Prej atëherë mijëra njerëz kanë dalë në protesta në Berlin, vendi me rritjen më të madhe e të pashpjeguar të qirave në botë, vitet e fundit, thonë ekspertët.