Reperi i famshëm fitues i çmimit Grammy, vritet në një pritë në Suedi

Reperi i famshëm fitues i çmimit Grammy, vritet në një pritë në Suedi

Reperi fitues i çmimit Grammy C. Gambino u vra në një pritë në Suedi.

Gambino (26) parkoi makinën e tij në një garazh në Goteborg të martën në mbrëmje kur sulmuesit qëlluan një breshëri plumbash, sipas mediave suedeze.

Ai u dërgua me urgjencë në spital, ku ndërroi jetë menjëherë.

Të martën në mbrëmje policia ka marrë një alarm për të shtëna me armë zjarri pranë sheshit Selme Lagerlof në Hisingen, shkruan British Sun.

Ata tani po hetojnë rastin dhe po përpiqen të marrin më shumë informacion nga banorët vendas.

Sipas mediave, C. Gambino është një nga artistët më të mëdhenj dhe më të suksesshëm suedezë.

Albumet e tij hit, duke përfshirë “Sin City” dhe “In Memory of Some Stand Up Guys”, kryesuan listat e muzikës suedeze.

LEXO EDHE:

Back to top button