Milani kërkon zgjidhje në krahun e djathtë, “piketon” dy yje në Angli

Skuadra e Milanit në krahun e djathtë aktualisht kanë emra si Davide Kalabria dhe Alesandro Florenzi, por asnjëri nuk ka bindur këtë edicion. Gjiganti italian ka dy emra në listë për këtë pozitë dhe që të dy aktualisht janë pjesë e elitës së futbollit anglez.

Mbrojtësi brazilian Emerson Rojal i Totenhamit dhe polaku Mati Kash i Aston Villas janë dy lojtarët në listën e “kuqezinjve”, ku njëri nga ta mund të transferohet në “San Siro” gjatë verës.

Braziliani është favoriti kryesor, por problemi qëndron tek 25 milionët që po kërkon Tottenhami për ta lënë të lirë. Nga ana tjetër sipas asaj që raporton “Sky Italia”, nëse nuk arrihet Emerson atëherë Milani do të tentoj Mati Kash. Polaku ka kontratë me Aston Villan deri në verën e vitit 2025 dhe mund të largohet për një shumë rreth 13 milionë euro.

LEXO EDHE:

Back to top button