Temperatura ekstreme në “Luginën e vdekjes”
Temperatura ekstreme në "Luginën e vdekjes"

Lugina e Vdekjes në Kaliforni ka tërhequr vëmendjen e shumë turistëve vitet e fundit, të cilët bëjnë foto pranë ekranit që shënon 48 gradë Celsius.
Vizitorët shkojnë jo vetëm për të përjetuar vapën përvëluese, por edhe për ndërgjegjësimin ndaj ndryshimeve klimatike. Rojtari i parkut Matt Lamar thotë se po përgatitet për një verë të gjatë dhe të nxehtë.
Ai thotë se gjatë dy viteve të fundit nuk ka pasur vetëm rritje të niveleve të larta të temperaturave, por ato të ulëtat nuk po zbresin. Lamer thotë gjithashtu se këto vlera të temperaturave, kanë ndikuar edhe në specie bimore të parkut.