Ertan Demiri, tanimë drejtor sportiv te KF Gjilani

Skuadra e Gjilanit përmes një njoftimi zyrtar në rrjetet sociale ka konfirmuar se kanë emëruar në rolin e drejtorit sportiv Ertan Demirin.
Postimi i plotë (pa ndërhyrje):
“Sport Club Gjilani komunikon angazhimin e Ertan Demirit në pozitën e drejtorit sportiv. Demiri emërohet në krye të departamentit sportiv në klub pas përvojave shumëvjeçare në fushën e menaxhimit sportiv, teksa më parë ka ushtruar edhe funksione të larta sportive në Football Club Shkupi dhe Klubin Futbollistin Trepça ’89.
Karriera e tij e pasur si futbollist është manifestuar edhe në fushën menaxheriale, derisa ka qenë pjesë e transferimeve të shumta në tregun vendor dhe atë ndërkombëtar të futbollit.