Abraham largohet nga Roma, pesë skuadra elitare vihet pas sulmuesit anglez

Tamu Abraham do të largohet nga Roma gjatë afatit kalimtar veror dhe do të rikthehet nëPremier Ligë. Sulmuesi anglez qëndroi një vit jashtë fushave të blerta dhe vetëm në fund të sezonit është rikthyer për të luajtur me “Giallorosët”.

Ai ka luajtur në total 321 minuta në 12 ndeshje, ku ka shënuar edhe një gol dhe ka asistuar në një tjetër. Pas tre viteve qëndrim në kryeqytetin italian, Abraham do të largohet për tu rikthyer në Ligën Premier, ku pesë skuadra tanimë kanë shfaqur interesim për të.

“Team Talk” ka raportuar se skuadrat si Totenhami, Uest Hami, Aston Vila, Burnemauti dhe Lesteri, janë duke kërkuar shërbimet e sulmuesit anglez. Roma është e gatshme ta shes anglezin dhe po synon që nga largimi i tij të fitojë rreth 45 milionë euro. “Giallorosët” duan që me paratë nga shitja e Abraham të transferojnë sulmuesin kanadez Xhonatan David.

LEXO EDHE:

Back to top button