George Clooney telefonoi Shtëpinë e Bardhë për t’u ankuar se Biden kishte kritikuar gruan e tij
George Clooney telefonoi Shtëpinë e Bardhë për t'u ankuar se Biden kishte kritikuar gruan e tij

Aktori amerikan George Clooney thuhet se ka telefonuar Shtëpinë e Bardhë për t’u ankuar se presidenti amerikan Joseph Biden kritikoi lëvizjet ligjore të Gjykatës Penale Ndërkombëtare për të arrestuar kryeministrin e Izraelit me akuza për krime lufte, një rast për të cilin po punonte gruaja e Clooney, Amal.
Sipas The Washington Post, Clooney thuhet se telefonoi këshilltarin e Biden, Steve Ricchetti për të shprehur shqetësimin se si Biden e kishte denoncuar njoftimin e kryeprokurorit të Gjykatës Ndërkombëtare Penale (ICC), Karim Khan, si “të egër” dhe la të kuptohet sanksione kundër gjykatës.

Amal Clooney është një këshilltare e Khan, avokatit britanik i cili muajin e kaluar i kërkoi ICC-së të miratonte urdhër-arrestet për Benjamin Netanyahu dhe udhëheqësit kryesorë të Hamasit për konfliktin në Gaza dhe sulmet e 7 tetorit.
Presidenti Biden e dënoi atë, duke thënë se nuk kishte “barazi morale” midis Izraelit dhe Hamasit dhe la të kuptohet për sanksione hakmarrëse që mund të deportonin gruan e Clooney nga Shtetet e Bashkuara, raporton The Times .
Clooney ishte veçanërisht i mërzitur për atë zgjedhje të fjalëve, raporton Washington Post, duke cituar burime të paidentifikuara.

Ai shtoi se Clooney ishte gjithashtu i zhgënjyer nga hapja fillestare e administratës Biden për vendosjen e sanksioneve në Gjykatën Penale Ndërkombëtare – një veprim i miratuar këtë javë nga Dhoma e Përfaqësuesve e dominuar nga republikanët – sepse gruaja e tij mund të ndëshkohej.

Amal Clooney, 46 vjeç, ishte në mesin e një paneli ekspertësh ndërkombëtarë ligjorë që e ndihmuan Khan të vlerësonte provat e krimeve të dyshuara të luftës dhe krimeve kundër njerëzimit në Izrael dhe Gaza, dhe uebfaqja e Fondacionit Clooney për Drejtësi raportoi se “ka arsye të arsyeshme për të besuar” se Netanyahu dhe ministri izraelit i mbrojtjes Yoav Galant kanë kryer krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, duke përfshirë urinë si një metodë lufte, vrasje, persekutim dhe shfarosje.