Ylli i Barcelonës do të vendos rekord të ri në “EURO 2024”

Dukej e pamundur të shihje një 16-vjeçar jo vetëm në fushë në Kampionatin Evropian, por edhe si titullar për një ekip të madh. Gjatë “Euro 2024”, Lamine Xhamal do të ndryshojë historinë, duke u bërë lojtari më i ri që aktivizohet në turneun kontinental. I domosdoshëm për De La Fuente, adoleshenti i Barcelonës po fiton eksperiencë muaj pas muaji, pasi befas u bë rekordmen i “Blaugranave” në rrethana dhe gara të ndryshme.

Të njëjtën gjë do ta bëjë edhe në “Euro 2024”, ku do të përballet edhe me Italinë, Kroacinë dhe Shqipërinë në fazën e grupeve. Duke bërë debutimin e tij me Barcelonën në moshën 15-vjeçare, gjatë sezonit në 2023/2024, Xhamal luajti 50 ndeshje me “blaugranat”, duke u dëshmuar një nga forcat shtytëse absolute në një vit që megjithatë përfundoi pa asnjë trofe për ekipin katalanas, aktualisht në duart e Flik, pas shkarkimit të Çavit.

Në vitin 2021, gjatë “Euro 2020”, Kacper Kozłovski u bë futbollisti më i ri në historinë e Kampionatit Evropian. Në moshën 17 vjeç e 246 ditë, lojtari polak ka mposhtur rastësisht rekordin e mëparshëm kundër Spanjës. Kuptohet se Xhamal, i cili në fund të korrikut do të mbushë 17 vjeç, do të fshijë rekordin e mëparshëm, duke u bërë i vetmi 16-vjeçar në fushë në historinë e Kampionatit Europian.

LEXO EDHE:

Back to top button