Lordi George Robertson arrinë në Kosovë
Lordi George Robertson arrinë në Kosovë

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schëarz në orët e vona të mbrëmjes, ka pritur në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”, Lordin George Robertson.
Gërvalla ka shkruar në Facebook se gjatë luftës në Kosovë ai ishte Ministër i Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar ndërsa menjëherë pas luftës, Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s.
“Lordi Robertson është një mik i shquar i Kosovës dhe kontributi i tij në çlirimin e vendit tonë i pazëvendësueshëm. Bashkë me të dhe miq të shumtë ndërkombëtarë po e shënojmë gjatë këtyre dy ditëve me aktivitete të ndryshme 25-vjetorin e çlirimit të Kosovës”, ka shkruar ajo.