Donaruma: Shqipëria, ekip i madh me lojtarë interesantë  

Portieri i Italisë, Xhanluixhi Donaruma, një nga pikat më të forta të kampionëve në fuqi të Europës, ka folur së fundi për ndeshjet dhe kundërshtarët e grupit. Ai theksoi se është i lumtur që do të luajë në këtë event, ndërsa për kombëtaren e Shqipërisë, kundërshtarin e parë të grupit, ka thënë fjalë të mira. Donaruma ka po pohuar se Shqipëria ka lojtarë interesantë.

“Para së gjithash, mund të them se jam shumë i lumtur që jam këtu dhe përfaqësoj Italinë. Pa dyshim që do të jemi gati për këtë event të madh futbollistik, që është një kompeticion unik dhe që pata fatin ta fitoj pak vite më parë. Ne jemi të gjithë këtu tani për të mbrojtur trofeun dhe do të përpiqemi të bëjmë më të mirën për të arritur në finale edhe këtë herë.

 

Shqipëria?

Mendoj se është një ekip i madh, me lojtarë të rinj interesantë, por edhe me eksperiencë. Çdo ndeshje është ndryshe nga tjetra, kështu që do të na duhet ta përballojmë atë në mënyrën më të mirë të mundshme. Italia do të përpiqet të fitojë çdo ndeshje. Sigurisht, do të mendojmë ndeshje pas ndeshjeje dhe tani jemi të përqendruar vetëm te Shqipëria. Do të shohim çfarë do të ndodhë të shtunën në fushë, shpresojmë ta nisim me fitore”, tha mes të tjerash portieri titullar i Italisë, që gëzon një formë shumë të mirë dhe pritet të jetë sërish protagonist me “axurrët”.

Ai ka marrë komplimente nga Fabio Kapelo, i cili e ka vlerësuar si një nga garancitë më të mëdha të trajnerit Spaleti për këtë kompeticion.

LEXO EDHE:

Back to top button