De Zerbi ka gjetur klubin e ri, ka një marrëveshja në parim

Roberto De Zerbi thuhet se ka një marrëveshje në parim për të marrë postin e trajnerit të Olimpik de Marsej në Ligue 1, dhe tani është duke diskutuar detajet më të imta të kontratës së tij. Sipas Xhejms Hornkastëll dhe mediumit The Athletic, Marseille ka një marrëveshje ‘joformale’ me ish-trajnerin e Brajtonit për një kontratë dhe tani janë në fazat përfundimtare përpara se të arrihet një marrëveshje zyrtare.

Raportet e fundit në Itali sugjerojnë se skuadra franceze është e gatshme të dorëzojë një kontratë trevjeçare për De Zerbin. De Zerbi, i cili u largua nga pozicioni i tij nga Brajtonit me pëlqim të ndërsjellë në fund të sezonit 2023/24, ka thënë më parë se ai shpreson të gjejë një klub të ri para fillimit të sezonit 2024/25.

Largimi i tij nga Brajtoni thuhet se erdhi pas një mosmarrëveshje mbi politikën e transferimeve me pronarin dhe kryetarin e klubit, Toni Blum. De Zerbi u largua nga Brajtoni pa kompensim, dhe skuadra e Premier Ligës ka gjithashtu të drejtën e shpërblimeve nëse trajneri fillon menjëherë me një klub të ri. “Calciomercato.com” kishte raportuar së fundmi se Marseja është e gatshme t’i paguajë Brajtonit një tarifë prej 6 milionë euro për të siguruar shërbimet e De Zerbit.

LEXO EDHE:

Back to top button