Ukraina dhe Rusia shkëmbejnë sulme me dronë

Ukraina dhe Rusia shkëmbejnë sulme me dronë

Ukraina dhe Rusia shkëmbyen sulme me dronë, një ditë pasi Grupi i Shtatë vendeve më të industrializuara u pajtua t’ia japë Kievit një hua prej 50 miliardë dollarësh duke përdorur asetet e ngrira ruse. Forcat e Armatosura të Ukrainës thanë se kundërajrorët e tyre i rrëzuan të gjithë 17 dronët e llojit Shahed, me të cilët Rusia i sulmoi shtatë rajone ukrainase. Rusia i shkrepi gjithashtu edhe 17 raketa balistike dhe lundruese, gjysma e të cilave u rrëzuan, sipas FAU-së. Presidenti i SHBA-së. Ndërkohë, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se forcat e saj i rrëzuan 87 dronë ukrainas në pesë rajone, si dhe në Gadishullin e Krimesë që është uzurpuar nga Kremlini. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button