Risia nga sistemi “VAR”, tifozët e duan edhe në Premier Ligë

Një nga vendimet e VAR-it në ndeshjen hapëse të Kampionatit Evropian mes Gjermanisë dhe Skocisë u shfaq në një ekran gjigant në “Allianz Arena” dhe tifozët duan që ai të përdoret edhe në Premier Ligën e Anglisë.
Gjyqtari i takimit Klement Turpin gjithashtu rishikoi edhe një tjetër vendim tjetër përmes VAR kur paraprakisht bëri me shenjë për penallti pas ndërhyrjes së Rajan Kristit ndaj Xhamal Musiala-s. Por pas konsultimit me VAR-in, ai e anuloi vendimin e tij dhe në vend të penalltisë akordoi një gjuajtje të lirë. Risi ishte se ky vendim i VAR-it u shfaq në ekran aty ku tifozëve iu shpjegua arsyeja e marrjes së këtij vendimi.
“Penalltia anulohet. Faulli ishte shkaktuar nga lojtari i Skocisë me numrin 11 jashtë zonës së penalltisë”, shihej në mesazhin që u shfaq në ekranin gjigant,
Një tifoz tha në platformën X: Ky është një zhvillim i mirë. Një i dytë tha: Kjo është një fitore e rrallë e UEFA-s. Një i tretë shtoi: Na duhet kjo në Ligën Premier sezonin e ardhshëm në vend të vetëm ‘Vendimi: Nuk ka penallti’.