UJI AKULL I ZBULUAR NË MARS: Një hap kyç drejt të kuptuarit të planetit (VIDEO)

Në Mars, së fundmi u zbulua një depozitë e konsiderueshme uji i ngrirë në majë të një vullkani, i cili është rezultat i hulumtimit të shkencëtarëve amerikanë të botuar në revistën "Nature Geosciences". Ky rajon, i njohur si Tharsis, është vargmali më i madh malor në sistemin diellor dhe ndodhet në ekuatorin e planetit.

Ky zbulim është veçanërisht i rëndësishëm sepse prania e ujit në Mars mund të tregojë mundësinë e ekzistencës së kushteve për jetë. Shkencëtarët kanë vërejtur se çdo mbrëmje akulli kondensohet në malet e Marsit dhe më pas avullon në mëngjes. Sipas autorit kryesor të studimit, Adomas Valantinas nga Universiteti Brown, kjo mund të jetë një mbetje e një cikli të lashtë klimatik në Mars, kur kishte reshje, ndoshta edhe borë.

Hulumtimet e mëparshme kanë treguar gjithashtu se uji i lëngshëm ka ekzistuar në Mars për të paktën 200 milionë vjet. NASA zbuloi së fundmi një gropë të madhe në Mars, rreth 178 metra e thellë, e cila intrigoi më tej studiuesit për natyrën dhe gjeologjinë e këtij planeti.

Këto zbulime janë kyçe për të kuptuar të kaluarën e Marsit dhe mundësinë që planeti të ketë pasur kushte për jetë në një moment, një temë që po tërheq vëmendjen në rritje të komunitetit shkencor dhe publikut të gjerë.

Marsi është planeti i katërt nga Dielli në Sistemin Diellor, i njohur për ngjyrën e tij të kuqërremtë për shkak të përmbajtjes së lartë të hekurit në sipërfaqen e tij. Ky planet është më i vogël se Toka dhe ka një atmosferë më të hollë, e cila përbëhet kryesisht nga dioksidi i karbonit.

LEXO EDHE:

Back to top button