Tritol makinës së policit në Shkodër

Tritol makinës së policit në Shkodër

Një shpërthim me eksploziv është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të mërkurë në qytetin e Shkodrës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00, në lagjen “Tepe”. Mësohet se tritoli ishte vendosur në mjetin e efektivit të policisë, Kastriot Selimaj.

“Në automjetin e shtetasit K. S., 50 vjeç, (punonjës Policie), i parkuar në oborrin e banesës, është vendosur lëndë plasëse tek goma e pasme e automjetit. Si pasojë është dëmtuar pjesërisht automjeti.”

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë të cilat vijojnë kontrollin në zonë.

Ndërkohë grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

LEXO EDHE:

Back to top button