Kroaci-Shqipëri 0-1: Laçi kalon kuqezinjtë në avnatazh

Kroaci-Shqipëri 0-1: Laçi kalon kuqezinjtë në avnatazh

15:30 – Asllani humb një mundësi të artë për të dyfishuar avantazhin, pasi i vetëm përballë portierit Livakovic, nuk arrin ta dërgojë topin në rrjetë. Rasti u krijua pasi Luka Modriç humbi një top në mesfushë dhe lojtarët e Kombëtares organizuan kundërsulmin.


Shqipëria kalon në epërsi me një gol fantastik të realizuar nga Qazim Laçi. Një krosim fantastik nga Asani në zonë u devijua saktë nga mesfushori. 1-0 për Shqipërinë.


Ka nisur ndeshja e shumëpritur Kroaci-Shqipëri, e dyta në grup për Kombëtaren tonë në Euro 2024. Pas humbjes me Italinë, kuqezinjtë kërkojnë të marrin një rezultat pozitiv, për të mbajtur gjallë shpresat për kualifikim.

Formacioni i Shqipërisë: Strakosha; Hysaj, Gjimshiti Ajeti, Mitaj; Asllani, Ramadani, Laçi; Asani, Manaj, Bajrami.

LEXO EDHE:

Back to top button