Renditja e FIFA-s: Rënie për Maqedoninë e Kosovën, Shqipëria nuk lëviz

Në renditjen më të re të FIFA-s e vlevshme për kombëtaret e futbollit, përfaqësuesja e Maqedonisë ka shënuar rrënie për 2 vende. Maqedonia u ndal në vendin e 71-të, me 1.348 pikë, duke lënë pas Malin e Zi në pozitën e72-të.

Në anën tjetër kombëtarja e Kosovës, ka shënuar rrënie për tri pozita dhe tani është në vendin e 105-të, duke u kaluar nga vende si Mozambiku dhe Madagaskari.

Ndërkohë kombëtarja e Shqipërisë nuk ka ndryshuar pozitën dhe është në vendin e 66-të në botë.

Në kreun e renditjes qëndron Argjentina, e ndjekur nga Franca dhe Belgjika, ndërsa “Top 10”-en e plotësojnë: Brazil, Anglia, Portugalia, Holanda, Spanja, Kroacia dhe Italia.

LEXO EDHE:

Back to top button