Rritja e çmimeve/ Pa mbi 60 mijë denarë, nuk mund ta kalojë muajin një familje 4 anëtarëshe!

Rritja e çmimeve/ Pa mbi 60 mijë denarë, nuk mund ta kalojë muajin një familje 4 anëtarëshe!

Një familje katëranëtarëshe nuk mund të mbijetojë pa mbi 60 mijë denarë.

Sipas të dhënave të fundit të Lidhjes së Sindikatave një familje 4 anëtarëshe për ushqim dhe pije duhet të ndajë 21 mijë e 952 denarë ose 36,4 për qind nga shuma e përgjithshme e shportës së konsumit.

Në qershor shporta arrin në 60 mijë e 325 denarë, ndërsa ka shënuar rritje për 235 denarë krahasuar me muajin e kaluar. Për veshmbathje një familjeje katëranëtarëshe i duhen 4 962 denarë, për faturat e ujit, energjisë, ngrohjes 6 014 denarë, për higjienë 1 827 denarë, për shëndet 1 069 denarë dhe për transport 4 871 denarë.

Sipas Lidhjes së Sindikatave për familjet që jetojnë me qira u duhet edhe mbi 15 mijë denarë shtesë. Krahasuar me janarin e këtij viti, kur shporta minimale e konsumit ishte rreth 57 mijë denarë, këtë muaj është rritur për mbi 3 mijë denarë.

LEXO EDHE:

Back to top button