Takimi në Bruksel, opozita në Kosovë kritikon Kurtin

Takimi në Bruksel, opozita në Kosovë kritikon Kurtin

Në prag të takimit të kryeministrit, Albin Kurti me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq në Bruksel, partitë opozitare të Kosovës kërkojnë nga Kurti që qëllimi final i dialogut të jetë njohja reciproke. Sipas tyre, kreu qeveritar po devijon përpjekjet shumëvjeçare të Kosovës.

Ata thonë se njohja reciproke duhet të jetë në qendër të marrëveshjes dhe jo vetëm normalizimi i marrëdhënieve përmes Marrëveshjes Bazë të Brukselit dhe aneksit të Ohrit. Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu, në një intervistë për Kosovapress, deklaroi se Kurti nuk do të duhej as të diskutonte për një marrëveshje ku nuk është njohja de-jure në qendër të saj.

Ndërkohë, kritika për devijim të procesit të dialogut adreson edhe deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, e cila thotë se në Qeverinë Kurti nuk flitet më për njohje reciproke por vetëm për zbatim të marrëveshjes së Brukselit e cila sipas saj primare ka autonominë për serbët në Kosovë.

“Ka qenë pikërisht kryeministri Kurti që e ka sjell dialogun deri këtu, ku nuk flitet për njohjen reciproke. Munden këta me fol në vete, por sa i përket Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian ju e keni pa se të gjitha marrëveshjet çka ka qenë kanë janë për normalizimin e raporteve dhe jo njohje reciproke”, tha Rrezarta Krasniqi, deputete e opozitës së Kosovës.

 

LEXO EDHE:

Back to top button