Milani vihet pas sulmuesit të Evertonit, kushton 20 milionë euro
![](https://alsat.mk/wp-content/uploads/2024/01/Milani-dhe-tifozet-e-saj-780x470-1.jpg)
Sulmuesi anglez Dominik Kalvert-Levin do të largohet nga Everton këtë verë edhe pse ka ende një vit kontratë (deri qershor 2025). 27-vjeçari, që luan prej 8 sezonesh me Everton, ka realizuar 68 gola në 248 ndeshje zyrtare në Premier Ligë.
Në gjurmët e tij janë vënë Njukasëll dhe së fundi Milani, lajm që konfirmohet nga e përditshmja britanike “Daily Mail”. “Kuqezinjtë” janë në kërkim të një sulmuesi të parë pas largimit të Olivie Zhiru.
Milani ka bërë mjaft transferime nga Anglia sezone e fundit dhe sulmuesi Kalvert-Levin mund të jetë ai i radhës. kostoja e transferimit të tij është 20 milionë euro, por kjo shumë mund të ulet duke qenë se ai nis vitin e fundit të kontratës.
Për Milanin mund të jetë një blerje me kosto të pranueshme, një lojtar që e njeh mirë zonën kundërshtare. Mësohet se bisedimet kanë nisur mes kueqzinjve dhe lojtarit, për ta bindur të transferohet në Serie A.