Brazili ndalet në barazim, Kolumbia mundi Paraguain

Janë zhvilluar dy ndeshje të raundit të parë të grupeve në Kopa Amerika, ku vëmendja ishte te Kombëtarja e Brazilit, e cila barazoi ndaj Kosta Rikës.

Grupi D në Kopa Amerika ka nisur me ndeshjet e raundit të parë, ku njëra ndeshja ka përfunduar me barazim dhe tjetra me fitoren e Kolumbisë. Ndeshja e parë ishte ajo në mes të Kolumbisë dhe Paraguait, ku fitore shënuan kolumbianët me rezultat të ngushtë 2-1. Golat për kolumbianët u shënuan nga Daniel Munoz (32’) për epërsinë 1-0 dhe Xheferson Lerma (42’) për 2-0, ndërsa paraguaianët ngushtuan me Hulio Enkiso (69’) për rezultatin përfundimtar 2-1.

Në ndeshjen tjetër, Brazili pritej të fitonte pa shumë vështirësi ndaj Kosta Rikës, por edhe përkundër dominimit, ndeshja u mbyll 0-0.

“Selecao” gjeti një gol në minutën e 30-të me anë të Markinjos, i cili iu anulua nga VAR-i, ndërsa pati raste të mira edhe me anë të yjeve si Rafinja, Vinisius Xhunior dhe Rodrigo, por pa sukses.

Në ndeshjen e ardhshme, Brazili luan ndaj Paraguait, ndërsa Kolumbia luan me Kosta Rikën.

LEXO EDHE:

Back to top button