Merino refuzon Barcelonën, do të vazhdojë karrierën në Premier Ligë

Mikel Merino është një nga mesfushorët më të kërkuar në afatin kalimtar veror. Mesfushori spanjoll në “Euro 2024” po luan me Spanjën pas një sezoni fantastik me fanellën e Real Sosiedadit.

28-vjeçari ka qenë lojtari kryesor i skuadrës baske dhe ka zgjuar interesimin e top klubeve evropiane duke përfshirë Barcelonën dhe Arsenalin.

Merino në 45 ndeshje zyrtare ka shënuar tetë gola dhe ka asistuar në pesë të tjerë. Megjithatë lojtari ka refuzuar transferimin te Barcelona, pasi qëllimi është të rikthehet të luaj në Angli.

“Mundo Deportivo” ka raportuar se Merino nuk dëshiron t’i bashkohet Barcelonës, pasi tanimë ka marrëveshje personale me Arsenalin. Mesfushori spanjoll ka luajtur edhe më parë në Premier Ligën, ku për dy sezone ka veshur fanellën e Njukasëllit, por pa arritur të lë gjurmë.

Arsenali tani duhet të bind Real Sosiedadin për të hequr dorë nga mesfushori spanjoll me një ofertë të lartë që duhet të jetë mbi 50 milionë euro.

LEXO EDHE:

Back to top button