Argjentina në ankth, Lionel Mesi largohet nga fusha me dëmtim

Pavarësisht fitores 1-0 ndaj Kilit, tek Argjentina ka një shqetësim të madh për vazhdimin e  turneut të Kupës së Amerikës nga ana e sulmuesit Lionel Mesi.

Gjendja e “pleshtit” ka krijuar mjaf dyshime për trajnerin Lionel Skaloni, pasi sulmuesi u largua nga fusha i dëmtuar (ndeshja u fitua falë një goli në minutën e 88-të nga Lautaro Martinez).

“Ndjeva një siklet në kofshën e djathtë. Isha i tensionuar, por arrita ta përfundoja ndeshjen. Do të shohim se çfarë do të ndodhë”, tha Lionel Messi pas ndeshjes.

Ky nuk është një mesazh inkurajues për ndeshjen e radhës kundër Perusë dhe për ambicjet që skuadra kampione e botës ka në “Kopa Amerika 2024”.

LEXO EDHE:

Back to top button