Franca “harron” mbrojtësin në stadium, ai rikthehet në bazë me furgon!?
![](https://alsat.mk/wp-content/uploads/2022/12/Olivier-Giroud-center-right-practise-during-a-training-session-at-the-Jassim-Bin-Hamad-stadium-in-Doha-780x470.jpg)
Sipas L’Equipe, autobusi i skuadrës franceze e la Dortmundin pa mbrojtësin e Arsenalit, pasi testi i tij antidoping pas ndeshjes u realizua me vonesë.
Saliba u caktua rastësisht për kontrollin antidoping pas lojës. Kuptohet se testi anti-doping i Salibas zgjati shumë më tepër se sa pritej, që do të thotë se ai nuk ishte gati të largohej nga stadiumi deri rreth orës 22:30.
Mbrojtësi 23-vjeçar u largua nga stadiumi me një furgon i shoqëruar nga anëtarë të stafit të skuadrës që prisnin me të. Baza e Francës për turneun në Gjermani është në qytetin e Paderborn, rreth 100 kilometra në lindje të Dortmundit.