Pinë nga shishet që i gjetën në det, humbi jetën katër peshkatarët në Shri Lankë
Pinë nga shishet që i gjetën në det, humbi jetën katër peshkatarët në Shri Lankë
![](https://alsat.mk/wp-content/uploads/2024/06/auto_1-222-780x4391719750084-1-780x470.jpg)
Katër peshkatarë nga Shri Lanka kanë humbur jetën dhe dy tjerë vazhdojnë të jenë në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi e pinë një lëng të paidentifikuar që gjendej në shihet që i gjetën në det.
Peshkatarët ishin nisur për peshkim kur gjetën shishet rreth 320 milje nga Tangalle, një qytet në jug të brigjeve të ishullit.
Marina e Shri Lankës ka njoftuar se peshkatarët kishin pirë nga shishet që i kishin gjetur në ujë, që dyshohet se përmbanin alkool.
Susantha Kahawatte nga shoqata e peshkatarëve në Shri Lankë, ka njoftuar se marina po tenton të rikthej trupat e pajetë në qytet.
Incidenti ka nxitur protesta në qytetin rreth 193 kilometra nga kryeqyteti – duke kërkuar që peshkatarët që gjenden në atë pjesë të rikthehen në shtëpi dhe të mos kenë fatin e njëjtë si të këtyre burrave.