Programi 200 i dedikuar kolegut Isuf Kadriu
Programi 200 i dedikuar kolegut Isuf Kadriu
![](https://alsat.mk/wp-content/uploads/2024/06/441514060_959819326154985_7913645549223230132_n-780x470.jpg)
Më 23 qershor ndërroi jetë, miku dhe kolegu ynë Isuf Kadriu. Zëvendës Kryeredaktor i Televizionit Alsat. Isufin ne të gjithë e mbajmë mend si profesionist dhe punëtor i dedikuar aq shumë në profesion.
Ne që e njohim e mbajmë mend si një mik e shok të jashtëzakonshëm, të dashur e mbështetës gjithmonë. E mbajmë mend si familjar, prind e bashkëshort i përkushtuar i cili po len një zbrazëtirë të madhe për të gjithë ne.
Publiku mbase nuk e njeh nga afër, por e njeh me gjurmët e theksuara që ka lënë me punën e tij prej gazetari profesionit duke informuar por dhe formësuar gjeneratat e tëra që ka ndjekur zhvillimet në mediat ku ai ka punuar. Programi 200, që transmetohet sot në ora 18:00 i dedikohet Isuf Kadriut.