Arijanet Muriçi largohet nga Barnli, disa klube të Premier Ligës vihen në “gjah”

E ardhmja e portierit kosovar Arijanet Muriç vazhdon të jetë e paqartë nëse do të mbetet te Barnli që ka pak gjasa, apo do të largohet. “Daily Mail” raporton se portieri i Barnlit, Arijanet Muriç mund të largohet këtë verë. Pretendohet se “disa” klube në Premier Ligën kanë treguar interes të fortë për 24-vjeçarin, ndërsa ka edhe klube nga jashtë që mbajnë një sy në situatën e tij.
Muriëi gjithashtu përfundoi sezonin 2022/23 si portieri i sezonit në Çampionship, pasi ndihmoi Barnlin të fitonin titullin nën drejtimin e Vinsent Kompani.
Tabloidi anglez nuk ka bërë publik emrat që kanë shprehur interesim për reprezentuesin kosovar, megjithatë javë më parë u raportuar se Celtic dhe Ëolves janë dy skuadrat që e duan portierin dardan.