Janevska: As me shkop magjik deri në shtator nuk mund të sigurojmë tekste për klasën e shtatë

Janevska: As me shkop magjik deri në shtator nuk mund të sigurojmë tekste për klasën e shtatë

“Edhe po të kishim shkop magjik, deri në muajin shtator ne si Qeveri nuk do të mund të arrijmë të sigurojmë tekste shkollore për klasën e shtatë. Asnjë tekst shkollor për klasën e shtatë nuk është dorëzuar për shtypje. Një pjesë e tyre ende nuk janë miratuar, një pjesë nuk kanë kaluar recensimin dhe disa as nuk janë shkruar fare. Edhe pse udhëheqësia e mëparshme njoftoi se tekstet shkollore për klasën e shtatë janë duke u shtypur dhe dorëzuar, situata faktike është krejtësisht ndryshe”, kështu deklaroi sot ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska, duke theksuar se për tejkalimin e sfidës kërkohet zgjidhje së bashku me Byronë për Zhvillimin e Arsimit.

“Tani më disa ditë jemi duke biseduar me Byronë dhe me siguri nxënësit e klasës së shtatë edhe vitin e ardhshëm shkollor do të mësojnë nga tekstet shkollore ekzistuese, tekste të cilët deri më tani ishin në përdorim. Kemi arsyetim nga Byroja se janë të përputhshme me programet mësimore, në përjashtim të dy ose tre temave për të cilat mund të përgatiten materiale mësimore”, theksoi Janevska. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button