Aggeler: Besimi i qytetarëve në gjyqësor është i ulët
Aggeler: Besimi i qytetarëve në gjyqësor është i ulët

Ambasadorja amerikane në Shkup Angela Aggeler, në Konferencën për progresin në zbatimin e rekomandimeve të Misionit vlerësues të BE-së nga Këshilli Gjyqësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut, tha se Këshilli Gjyqësor është një armë e rëndësishme që nevojitet për të transformuar gjyqësorin në vend.
Aggeler theksoi se Këshilli Gjyqësor duhet të ndjekë rekomandimet e Misionit vlerësues, pasi siç tha, besimi i opinionit tek gjyqësori ështëi ulët.
“Do të pajtoheni se ka shumë përpara jush. Raporti i Misionit të vlerësimit të BE-së është një udhërrëfyes i vlefshëm për ristrukturimin e Këshillit Gjyqësor dhe rivendosjen e rolit të tij brenda gjyqësorit. Këshilli Gjyqësor është një armë e rëndësishme në arsenalin e armëve që do të jenë të nevojshme për të transformuar realisht gjyqësorin e Maqedonisë së Veriut, në një institucion që u shërben qytetarëve të saj, që mbron të pafajshmit dhe ndëshkon ata që mendojnë se janë mbi ligjin. Sepse sot, siç e përshkroi ambasadori Kopp, besimi i publikut në gjyqësor është tronditës i ulët”, tha Aggeler.
Ajo shtoi se Këshilli Gjyqësor duhet të ndjekë ligjin dhe t’i rezistojë presioneve politike, sepse siç tha, Maqedonia e Veriut ka ligje të mira, si dhe prokurorë dhe gjyqtarë me përvojë.