Pikford zbulon recetën për të shkuar më larg në “EURO 2024”

“Ishte një karrusel emocionesh”. Kështu e përshkroi Xhordan Pikford përfundimin e ndeshjes me Sllovakinë, ku ai lëshoi edhe një ulërimë çliruese pas topit të fundit që vendosi nën urdhrat e tij. “Ishte pak çlirim, por emocion. Ju e dini sa i pasionuar jam si djalë”, reflektoi ai për mediat nga kampi i ishullorëve.

Të shtunën në Diseldorf i pret Zvicra në orën 18:00, ndërsa Pikford zbulon recetën për të shkuar më larg në Gjermani.

“Duhet të tregoni elasticitet, duhet të tregoni karakter dhe ne duhet të vazhdojmë të luftojmë, të besojmë dhe të stërvitemi fort. Duhet të ndërtoni planin e lojës siç duhet dhe, të shtunën do të luajmë kundër kundërshtarëve të vështirë, duke shpresuar që të jemi skuadra më e mirë”.

Ai ka edhe një mesazh për tifozët e Anglisë.

“Vazhdoni të besoni te ne. Ne do të shkojmë 100%, do të japim 100% për stemën gjatë gjithë kohës. Ne kemi nevojë për ta pas nesh, sepse ata janë një pjesë masive e jona. Atmosfera që ata krijojnë për ne na jep atë avantazh të shtuar,” tha në fund Pikford.

LEXO EDHE:

Back to top button