Portieri i kombëtares së Brazilit pran firmës me arabët e Al Nasrit

Portieri i kombëtares së Brazilit, Ederson është shumë pranë marrëveshjes me Al Nassrin. Mediat e huaja raportojnë se portieri i Man. Sitit pritet të largohet gjatë afatit kalimtar, për shkak të ofertës së majme që ka ofruar skuadra nga Arabia Saudite.

Ederson është një nga portierët më të mirë në botë momentalisht. Te klubi nga Mançesteri, Ederson ishte transferuar nga Benfika gjatë vitit 2017 për 40 milionë euro, përfshi edhe bonuset. 30-vjeçari ka kontratë me Man. Sitin deri në vitin 2026, por oferta që ka dërguar Al Nassr duket e vështirë për ta refuzuar.

Kujtojmë se Edersoni pritet të jetë bashkëlojtarë i shumë yjeve, duke përfshirë këtu Kristiano Ronaldon, Sadio Manen dhe Brozoviqin./Indeksonline/

LEXO EDHE:

Back to top button