Orban mbërrin në Moskë: Dua të inkurajoj paqen
Orban mbërrin në Moskë: Dua të inkurajoj paqen

Kryeministri hungarez, Viktor Orban ka pranuar se nuk ka mandat nga BE-ja që të merret me konfliktin në Ukrainë po shtoi se inkurajon paqen. Këtë deklaratë ai e bëri teksa ka mbërritur në Moskë, ku takohet me presidentin Vladimir Putin, vizitë që vjen pas asaj pak ditë më parë në Ukrainë.
Më herët, shefi i Punëve të Jashtme të BE-së, Josep Borrell tha se Orban nuk ka marrë “leje” nga Këshilli i BE-së për të vizituar Moskën. Ndërsa sot presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen tha se qasja e butë nuk do ta ndalojë presidentin rus Vladimir Putin.