Tërmeti lëkundi Ohrin
Tërmeti lëkundi Ohrin

Tërmeti lëkundi Ohrin. Observatori Sizmologjik informon se në ora 14:07 minuta ka regjistruar tërmet me epiqendër në zonën e Ohrit, me magnitudë lokale prej 3.6 gradë sipas Rihterit.
Prej atje, shtojnë se sipas të dhënave të deritanishme me të cilat disponon observatori, tërmeti është ndjerë nga popullata në qytetin e Ohrit dhe rrethinë me shkallë prej 4 deri në 5 gradë sipas shkallës evropiane makrosizmike, ndërkaq me intensitet prej 3 deri në disa zona Ohër-Strugë, por dhe në një pjesë të zonave kufitare me Republikën e Shqipërisë.