Valbon Limani zgjidhet ushtrues detyre kryetar i Komunës së Gostivarit

Valbon Limani zgjidhet ushtrues detyre kryetar i Komunës së Gostivarit

Gazetar: Bashkim Sulejmani

Me 22 vota për dhe 8 kundër, këshilli i komunës së Gostivarit në seancën e jashtëzakonshme, zgjodhi ushtruesin e detyrës kryetar komune Valbon Limanin. Ky i fundit tha se do të vazhdojë punën që deri më tani realizoi ish kryetari Taravari, ndërsa premtoi një qytet më të mirë për gjithë banorët e Gostivarit.

“Prioritetet ngelen të njëjta deri në fund të mandatit, ndërsa kohën e mbetur, zotohem për realizimin e një përqindje të madhe të premtimeve të cilat ua kemi dhënë banorëve të Gostivarit. Dhe do bëj çmos të realizoj gjitha premtimet dhe gjitha shërbimet ndaj qytetarëve të jenë sa më kualitative dhe në nivel sa më të lartë. Nëse e arsyetoj besimin që ma dhanë këshilltarët por edhe besimin e organeve të partisë, atëherë mund ta rishqyrtoj kandidimin tim në zgjedhjet e ardhshme”, tha Valbon Limani, UD Kryetar i komunës së Gostivarit.

Këshilltarët e BDI-së në Gostivar votuan kundër. Ata akuzuan Taravarin se ka lënë një sërë punësh të parealizuara si dhe mbi 15 milion euro borxhe të akumuluara.

“Taravari po largohet nga drejtimi i komunës një vit para skadimit të mandatit të rregullt dhe i ndjekur nga një mal dështimesh në menaxhimin e komunës, e në të njëjtën kohë duke i zhgënjyer ata që i dhanë besimin për një komunë më të mirë e më të pastër. Vota kundër e këshilltarëve të BDi-së është vota kundër amnestimit të Taravarit ndaj gjitha dështimeve dhe premtimeve të parealizuara në drejtimin e komunës. Më e rënda mbi të gjitha, komuna mbetet me borxhi9n më të madh në historinë e saj, që kap shifrën mbi 15 milion euro”, u shpreh Vjollca Baftiu Zylbehari. këshilltare e BDI-së.

Në këtë seancë të jashtëzakonshme Namik Durmishi u zgjodh Kryetar i Këshillit, ndërsa iu verifikua mandati një këshilltarit të VMRO-së pasi njëri prej këshilltarëve të kësaj partie, është emëruar drejtor i Zonave të Lira Ekonomike të vendit. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button