Mickoski në Uashington: Një nga qëllimet kryesore është lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit

Mickoski në Uashington: Një nga qëllimet kryesore është lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit

Kryeministri Hristijan Mickoski, gjatë qëndrimit të tij në SHBA, zhvilloi disa takime bilaterale me përfaqësues të lartë amerikanë. Dje, së bashku me delegacionin e Qeverisë, si dhe me Kryetarin e Kuvendit Afrim Gashi, u takua me kongresmenët Pit Seshns, Robert Aderholt, Jo Wilson, Jon Mylenar, si dhe me Jejms Jones, ish-këshilltar për siguri nacionale i Barak Obamës. Në takim të dyja palët theksuan marrëdhëniet e mira dypalëshe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“U diskutua për mundësinë e shfrytëzimit të potencialeve ekonomike dhe mbështetjes politike në realizimin e interesave strategjike të shtetit. Jemi duke hyrë në një cikël investimi për projekte serioze kapitale në infrastrukturë, energjetikë dhe në disa fusha të tjera”, theksoi Mickoski.

Gjithashtu në takim u theksua se një nga qëllimet kryesore është lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Nga ana e kongresmenëve u shpreh mbështetje e fortë, si një mik dhe aleat i fortë i SHBA-së.

LEXO EDHE:

Back to top button