Brenda 24 orëve janë regjistruar 23 zjarre në vend

Brenda 24 orëve janë regjistruar 23 zjarre në vend

Gazetare: Ajnur Bafqari

Dy zjarre aktive në Veles prej gjithësej 23 që përfshinë disa pjesë të vendit në 24 orët e fundit. Po tentohet shuarja e tyre nga toka dhe ajri. Nga Qendra për Menaxhim me Kriza njoftojnë se punonjësit e ndërmarrjes “Pyjet Nacionale” nuk janë të siguruar, automjetet janë në gjendje të parregullt dhe nuk kanë derivate, prandaj edhe nuk kanë mundur të dalin në teren.

“Për këtë zjarr janë njoftuar edhe NP Pyjet e Maqedonisë, filiala e Velesit, por meqë të punësuarit nuk ishin të siguruar, nuk kishin derivate për automjetet dhe të njejtit nuk ishin korrekte dhe të regjistruara, prandaj nuk dalin në terren që ta shuajnë zjarrin. Është njoftuar Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim”, tha Ilija Bojarivski, Qendra për Menaxhim me krizat.
Nga QMK thonë se vendin e pret verë e vështirë dhe e pasigurt për shkak të mungesës së kushteve

“Për dallim nga vitet e kaluara, kemi të bëjmë me kapacitete shumë të reduktuara. Nëse problemet me aftësimin e avionëve të Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim nuk zgjidhen shpejt, nëse Drejtoria nuk rimëkëmbet dhe sistemi të funksionojë siç duhet, do ta kemi të vështirë ta përballojmë dhe do të jetë periudhë e vështirë”, u shpreh Goran Stojanovski – Qendra e menaxhimit të krizave.

Ndryshe për shuarjen e zjarrit në Dellogozhdë të Strugës dje, helikopterët e policisë hodhën 20 tonë ujë, me çka zjarri është vënë nën kontroll dhe nuk ka rrezik për shtëpitë. Komandanti i zjarrfikësve të Strugës, Feti Mazari tha se janë djegur më shumë se 5 hektarë pyll, ndërsa vetëm dje kanë ndërhyrë në tre lokacione.

Tre fluturaket janë jashtë përdorimit sepse nuk ka kush t’i menaxhojë. Për momentin shteti bazohet vetëm në tre helikopterët e Ministrisë së Punëve të Brendshme, të cilët njëkohësisht janë helikopterë operativë për nevojat e policisë dhe një helikopter të ARM-së, që nuk mund të përdoret pa leje të presidentit të shtetit./Alsat.mk

 

LEXO EDHE:

Back to top button